Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Monopoli i bajraktarëve të marrë fund”, Ralf Gjoni depoziton nismën për ndryshim të sistemit zgjedhor: Duhen lista të hapura

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka depozituar në Kuvend nismën për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Projektligji është hartuar nga Nisma “Thurje” dhe sipas Gjonit, mbështetet nga 50 mijë qytetarë. Ai kërkoi që t’i jepet fund Parlamentit monopol duke zgjedhur sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura.

“Sot, në cilësinë e Deputetit, kam firmosur dhe depozituar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin dhe relacionin shoqërues hartuar nga Nisma #Thurje i cili mbështetet nga më shumë se 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në proporcional kombëtar me lista të hapura.

Ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Përgjatë gjithë angazhimit tim politik kam besuar se deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe sot me rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarë kërkojnë të votojnë deputetin që duan të shohin në parlament.

Ka ardhur koha që monopoli i bajraktarëve ndaj listave zgjedhore të marrë fund. Ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Ndaj dhe beteja jonë gjatë gjithë vitit të kaluar në Kuvend ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze madhore kombëtare. Ky ndryshim ligjor e realizon këtë aspiratë!”, u shpreh Ralf Gjoni.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close