Në kampionatin francez dy janë ekipet që konkurojnë për të fituar titullin kampion, PSG dhe Monaco, kjo e fundit edhe pse në dukje e dobësuar pas ikjes së Mbappe tek PSG po e ndjkek “këmba –këmbës” ekipin e milionave.
Pas fitores së Parisit ndaj Angers me rezultatin 0-5, Monaco i është përgjigjur me një fitore edhe më të thellë ndaj Guingamp të cilin e ka mposhtur me rezultatin tenistik 6-0.
Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 10-të nga Carrillo ndërsa më pas Traore, Keita dhe Fabinho mbyllën pjesën e parë me shifrat 4-0. Në të dytën Traore gjeti golin e dytë persona para se Carrillo edhe një herë të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.
Pas javës 12 në “Ligue 1” Monaco renditet në vendin e dytë me 28-të pikë, 4 më pas se Paris SG i vendit të parë.
Kujtojmë që këtë verë PSG i mori lojtarin më të mirë Monacos Kylian Mbappe, të cilin e bleu për një shumë marramendëse prej 180 milionë Eurosh, ndërsa më parë kishte bërë një çmenduri duke blerë për 222 milionë euro brazilianin Neymar nga Barcelona. (B.H/Shuplaka)