AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Momenti i shpërthimit të tritolit në Shkodër, Fax News siguron pamjet (VIDEO)

Fax News ka siguruar momentin e shpërthimit të tritoli në Shkodër.

Në videon e mëposhtme mund të shihni njerëzit që largohen duke bërtitur pasi dëgjojnë shpërthimin.

Shpërthimi me tritol ndodhi në lagjen “Partizani”, në tregun e Rusit në Shkodër mëngjesin e sotëm.

 “Fax Neës” raporton se tritoli i është vendosur motorit që ndodhej i parkuar aty dhe jo makinës tip “Toyota”. 

“Në urgjencën e Shkodrës kanë ardhur 6 të lënduar, një person është rëndë dhe po niset me hekikopter drejt Tiranës. Dy të tjerë janë me djegie në lëkurë, në fytyrë dhe anësitë e poshtme.  Edhe këta janë nisur me autoambulancë drejt Tiranës. 3 të tjerët po marrin mjekimin këtu,”- u shpreh mjekja e spitalit Shkodër. 

Kjo sasi lënde eksplozive ka shkaktuar një shpërthim të madh, ku përveç dëmtimeve në makinë, ka pasur edhe dëmime në bizneset përreth. Po kështu njëri prej personave të plagosur është Lulzim Kulla, person me precedent penal dhe pronari i makinës. Deri më tani dyshohet se Lulzim Kulla ka qenë shënjestra e atentatit.  Targa e makinës  që është dëmtuar është AAA 444 PX.

TË PLAGOSURIT:

Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,

Pjetër Arra, 53 vjeç,

Gentian Suca, 40 vjeç,

Ditmir Myftia, 32 vjeç,

Pjetër Daka, 60 vjeç,

Lulzim Kullaj 42 vjeç,

Gardosileviç Roikq 50 vjeç 

(F.M/Faxweb)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.