Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Moderatori shqiptar bën njoftimin e papritur, largohet nga televizioni i njohur!

Pas dy sezonesh, rrugëtimit të emisionit të tij duket i ka ardhur fundi, edhe pse ndoshta ai mund të vazhdojë në një ekran tjetër. Kastro Zizo njoftoi në një intervistë për “Treshat“ se do të largohet nga RTV Ora.

“2020-a më ka gjetur pak më të mbledhur dhe me më shumë mend në kokë. Njeriut kur i shtohen pak mend ose bëjnë zgjedhjen më të keqe ose më të mirën. Mendoj se është kohë lëvizjesh, është kohë shtegtimesh. Unë atij televizioni i kam dhënë shumë. Një falenderim i madh për kolegët dhe bashkëpunëtorët. ‘Late Night Show’ nuk do të bëhet më në RTV Ora,” u shpreh ai.

Kastro paska megjithatë disa plane të tjera, dhe përvec “Late Night Show,” foli dhe për formate të reja.

“Kjo intervistë e parë e 2020-s mund të jetë dhe e fundit për këtë vit. Do të doja të rrija pas kamerave. Ti do të më vish mua, unë do të të vij ty. Është bërë një treg. Janë laj thaj të njëjtat personazhe. Te tre projektet e reja, me shumë mundësi do të jem regjisor, producent, do të jem pas,” ka qenë shpjegimi i tij.

 

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *