Një makinë është djegur në mesnatë tek Kodra e Diellit në Tiranë. Policia raporton se në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.
Zjarri i rene pas mesnate te Kodra e Diellit i ka shkrumbuar makinen nje femre, teksa policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te ngjarjes.
Mësohet se makinës i ka shpërthyer motori dhe është shkrumbuar tërësisht.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:45, në rrugën “’Rrapo Hekali”, tek “Kodra e Diellit”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetases B.B.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.