Mjeku Tritan Kalo ka dhënë alarmin për një sëmundje të re që po përhapet në vendin tonë, dhe prek kryesisht fëmijët.
Sëmundja, që shihet dhe në fotot e postuara nga mjeku Kalo, duket se prek më së shumti lëkurën. Kalo bën thirrje që të gjithë prindërit duhet të marrin njohuri mbi këtë sëmundje, pasi jo pak herë ngatërrohet me simptomat që ka sëmundja e fruthit.
Reagimi i Kalos:
Ndërkohë me Fruthin, Varicelan, Sëmundjen dorë-këmbë-gojë (HFMD), është edhe Sëmundja e pestë (“Fifth disease”, “Exanthema infectiosum”, “Slapped cheek disease”) e shkaktuar nga Parvovirus B19, e cila po qarkullon krahas tre sëmundjeve të tjera në vendin tonë , një sëmundjeve ekzantematike virale kryesisht me karakter tejet beninj, në ecurinë e saj …. Ekipi i kolegëve të ISHP-së, i cili merret me këto semundje, besoj se edhe ne këtë rast ndan të njejtin mendim me mua, sikunder edhe ka ndarë në rastet e tre sëmundjeve të mësipërme…..
Arsyeja sepse po i postoj fotot e mëposhtëme është mëse e thjeshtë, kolegët mjekë në veçanti por edhe prindërit, DUHET të kenë njohuri për këtë dukuri të Shëndetit tone Publik si dhe qarkullimin e kësaj sëmundje në vendin tonë….SËMUNDJA e PESTË mjaft lehtazi konfondohet si me Fruthin po ashtu edhe me Varicelën, të cilat kanë qenë jo pak të ndeshura në praktikën tonë klinike të këtyre muajve të fundit…Të mësuarit apo të rifreskuarit e njohurive mjeksore është një dukuri e përditëshme…..
(E.K/FAXWEB.AL)