Një mjek kinez, ngjyra e të cilit ndryshoi pasi u infektua me korònavirus e ka humbur betejën me sèmundjen pas pesë muajsh. Hu Weifeng u prek nga vírusi në muajin janar pasi ishte duke trajtuar të sëmurët.
Faqja e lajmeve “The Paper” raportoi se 42-vjeçari që po trajtohej në kujdes intensiv prej shumë muajsh para se të humbiste jetën e tij pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Hu ishte urolog dhe koleg i Li Wenliag, i cili ishte mjeku i parë që ngriti alarmin për vírusin dhe më pas ndërroi jetë nga sèmundja.
Të dy punuan së bashku në spitalin qendror të Wuhanit, vendi ku shpèrtheu sèmundja. Ende nuk ka raportime për vdèkjen e Hu. Lëkura e mjekut Hu u tha se u errësua nga antibiotiku që po trajtohej. E njëjta gjë i ndodhi edhe Yi Fan, të cilit iu errësua lëkura, por për fat të mirë ky i fundit arriti që të mposhte sèmundjen. (A.M/Faxweb.al)