Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Mjaft me përtallat tuaja”, debate në Komisionin e Sigurisë për veteranët: Kur u krijua organizata, ti s’kishe lindur

Ditën e sotme kanë vijuar punimet e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ku po diskutohet për veteranët e luftës dhe rreth projekt/ligjit për përfitimet që ata duhet të kenë.

Punimet janë shoqëruar me tonë të ashpra dhe debate mes ligjvënësve ku nuk kanë munguuar edhe fyerjet mes dupetetit Myslim Murrizi dhe deputetëve socialist.

Pjesë nga debatet:

Murrizi- Koçit: Kur është krijuar organizata ti s’kishe lindur pse thua njihet historikisht. Kërkojmë dokumentin se kur është krijuar kjo organizatë. 56 mijë vetave u është njohur statusi, 28 mijë janë dëshmorë.

Koçi: Përsa i përket moskorrespondimit të shifrave, nuk e merr statusin direkt ai që ka mbajtur armë në dorë. Status marrin dhe ata që në role e rrethana të tjera kanë dhënë kontribut në luftën nacionale. Pjesa e luftës duhet të jetë një pjesë që të na bashkojë të gjithëve.

Braho: Kemi të bëjmë me një rivendosje të një date që duhet përkujtuar

Murrizi-Koçit: Nuk kam nevojë unë për histori, jam tejngopur me histori koministësh, shifrat duhet të jenë të besueshme. 29 vjet postkomunizëm nuk kemi pse tallemi me me shqiptarët. Na thoni sa janë vrarë realisht, dhe numrin e veteranëve e të dëshmorëve.

(Ndërhyn Spartak Braho)
Murrizi-Brahos: Mos ndërhy, mjaft me përtallat tuaja. Historinë e  Shqipërisë ia kanë bërë politikanët, po ta kishin bërë historianët u kisha heq kapelen.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *