Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Punësimi i tyre i papranueshëm”, plas mes gazetarëve, Mira Kazhani i kthehet Fevziut: Për rrogën time bëhet gjyq, po me vilën 5 milion euro? Gjithë jetën në shërbim të oligarkëve…

Gazetarja Mira Kazhani i është kthyer ashpër gazetarit Blendi Fevziu, i cili deklaroi ditën e sotme se për të ishte e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera.

“Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme”, u shpreh moderatori Fevziu pasditen e sotme.

Fill pas kësaj deklarate, ka reaguar Mira Kazhani e cila nuk është kursyer aspak ndaj Fevziut duke i vënë në pah pasurinë e tij dhe vilen 5 milionë euro, ku sipas saj ai ka qenë gjithmonë në shërbim të oligarkëve dhe pushtetit.

“Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”, shkruan gazetarja Mira Kazhani.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *