Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ti shembim spitalet, ti bëjmë pallate”, gazetari ‘gozhdon’ me pyetje ministrinë e Shëndetësisë pas vdekjes së 53-vjeçarit: Këto gjëra sqarohen për dy minuta!

Vdekja e qytetarit në dyert e QSUT-së ka sjellë edhe reagimin e fortë të gazetarit Klodian Tomorri.

Në postimin e tij në Facebook, Tomorri ka listuar një sërë pyetjesh për ministren e Shëndetësisë, ku thekson se ‘një njeri humb jetën para dyerve të spitalit dhe asgjë nuk merret vesh, madje duket sikur nuk i bëhet vonë njeriu hic!

Sipas tij, nëse do vazhdojnë të lihen njerëzit të vdesin pa marrë trajtim dhe duke ulëritur nga dhimbjet në oborret e spitaleve, më mirë ti shëmbim spitalet dhe të bëjmë pallate.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Nje njeri humb jeten para dyerve te spitalit dhe asgje nuk merret vesh. Madje duket sikur nuk i behet vone njeriu hic? Nderkohe qe fare mire Ministria e Shendetesise dhe QSUT duhet te sqaronin menjehere:
1- A i eshte bere autopsia te ndjerit?
2- A eshte evidentuar mjeku i fundit qe e vizitoi dhe cfare diagnoze i percaktoi?
3-Perse nuk u shtrua pacienti ne spital? Nuk e gjykuan te arsyeshme mjeket se kishte nevoje per t’u shtruar apo spitali nuk ka kapacitete?

Sa e veshtire eshte te sqarohen keto gjera? Per dy minuta gjenden te gjitha. Por ketu nuk merret vesh asnjehere asgje.

Tani, nese ketu njerezit do lihen te vdesin pa marre trajtim dhe duke uleritur nga dhimbjet ne oborret e spitaleve, ashtu sic thone mediat per kete rast, ka nje zgjidhje edhe kjo pune.
U thoni njerezve bejini derman vetes, ne si shtet nuk ofrojme kujdes shendetesor dhe hiqeni sigurimin shendetesor. T’i shembim dhe spitalet publike t’i bejm e pallate. Eshte me e ndershme dhe me e drejte kjo keshtu.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *