AktualitetFlashKryesorePolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

“Mini-Shengeni Ballkanik”, Vuçiç telefonon Ramën e Zaev: Bisedë e shkëlqyer

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi ka njoftuar se ka pasur dy biseda me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë maqedonas, Zoran Zaev rreth përgatitjeve për samitin e dytëe Ballkanik që do të zhvillohet sipas tij në Ohër.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”,- shkruan Vuçiç

Samiti i parë mes lidërve u mbajt në 10 Tetor të këtij viti ndërsa ashtu sikurse pak javë më parë, edhe në këtë takim nuk do të jenë të pranishëm në tryezën e përbashkët liderët e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

Takimi i dytë në Ohër do të mbahet më datë 9 Nëntor ndërsa Vuçiç ka treguar se biseda me dy partnerët e tij për “mini- Shengenin Ballkanik” ka qenë e frytshme dhe pozitive.

Vuçiç, më parë, tha në një konferencë për media, se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të vazhdojnë, dhe më pas edhe me vendet e tjera, për heqjen e pengesave të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *