Gjyqtarja Mimoza Margjeka foli me tone të ashpra pasi doli nga Gjykata e Apelit, e cila la në fuqi masën për “arrest shtëpie” ndërsa nuk hezitoi të fliste për dosjen e Gjirit të Lalzit. Duke folur me zë të lartë teksa i bërtiste policisë, tha se po e përndjekin politikisht për shkak të mandatit të Durrësit dhe se ka pasur në dorë dosjen ku sipas saj, rezulton që drejtori i policisë kufitare fuste drogë ndërsa 25 policëve iu dha masa “detyrim paraqitje”.
Pjesë nga debati
Margjeka: Më lër të flas more në kohë të Enverit kanë vrarë më lejoni more, mos më prek. Çfarë keni more, mos më prek se do të përplas atje (i thotë polices). Vendimi i Gjykatës Durrës është se bërë se nuk i dhashë mandatin bashkisë Durrës. Aty është një vend me mafie, banda, me kriminalitet. Nuk e dhashë mandatin, isha e bindur, edhe sot ta kisha. Le të varroset familja ime, le të shkatërrohet, nuk e meritonin mandatin, ishte mashtrim. Mos më prekni. E bënë me kërkesë të PS, u bë paralel, neni 58 thotë të pushohet çështja.
Polici: Të lutem vazhdo zonjë.
Margjeka: Pse nuk u pushua çështja? Ku do e çoni këtë vend me këtë krim. E kuptoni çfarë mafie ka. E kuptoni që kisha dosjen e Gjirit të Lalzit në dorë për 8 ton drogë dhe 25 policë ishin “detyrim paraqitje” sepse drejtori i kufirit fuste drogen. Turp të keni. Shtet kriminal, mafioz, shtet i korruptuar, a ju vjen turp. Mua më gjetët? Monstra. Sa të jem unë gjallë do ti paguani të gjitha.”
Gjyqtarja e cila është nën masën e arrestit të shtëpisë, akuzohet për “Korrupsion Masiv”. Dyshohet se në bashkëpunim me bashkëshortin e saj dhe me një avokat, kanë marrë 6 mijë euro për të liruar një të burgosur në Korçë, i cili ishte dënuar për kalimin e paligjshëm të emigrantëve në kufi.
Vetë Margjeka i ka mohuar që prej ditës së parë akuzat dhe është shprehur se i gjithë procesi ndaj saj është i montuar politikisht.(A.M/Faxweb.al)