Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mimi Kodheli gjen ‘’çelësin” që të mbajë të rinjtë në Shqipëri: Nuk do gjeni as kafe, as miq, do jeni robot!

Ish-ministrja e Mbrojtjes aktualisht kryetare e Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Mimi Kodheli, duket se ka gjetur çelësin për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri, duke i frikësuar me atë se çfarë mund ti presë jashtë vendit.

Sipas Kodhelit të gjithë ata që shkojnë jashtë vendit përfundojnë në robot, dhe jepen vetëm pas punës, ndërsa për ish-ministren Shqipëria mbetet vendi më i bukur në botë për të jetuar.

“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rrinë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetëm punë.

Cilësia e jetesës është më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqipëria. 

Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”, ka deklaruar Kodheli me seriozitet.

Kujtojmë se në vitet e fundit Shqipëria është prekur nga një valë e emigrimit masiv të të rinjve, të cilat e shohin të pashpresë situatën në Shqipëri, ku edhe pse mund të kenë mbaruar një universitet, mundësia e të gjeturit punë në profesion është e paktë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.