Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

“Kasetën ia dhashë Dashamir Pezës, Basha më erdhi me helikopter”, dëshmitari i masakrës në Krushën e Madhe hedh akuza: Policia shqiptare dhe UÇK më kanë dhunuar

Milaim Bellanica, personi që është bërë i famshëm në median shqiptare për kasetën me pamjet e masakrës së Krushës, deklaroi se kasetën ia ka dhënë Dashamir Pezës. I pyetur se kujt ia ka dhënë kasetën, Dashamir Pezës apo Lulzim Bashës, ai tha: “Kasetën ia kam dorëzuar sefte Dashamir Pezës”.

Ai tha se ka pasur vetëm një kasetë. Bellanica shtoi se Dashamir Peza ishte përkthyes i BBC dhe këto pamje u transmetuan nga BBC. Bile ai kërkoi nga autoritetet policore që familja e Bellanicës të mos lëvizte drejt Tiranës, por të qëndronte në Kukës. Gjithcka mori nga BBC ishin 40 dollarë dhe një kartvizitë.

“Ata e kanë parë kasetën fillimisht. Kur e kanë parë, janë tronditur. Më pyetën se kush të ka thënë të bësh këtë kasetë. Kur video është transmetuar në TV, më kanë dërguar në një banesë tjetër. Nuk ka zgjatur shumë, një orë ose një orë e gjysmë dhe ka ardhur Lulzim Basha me helikopter aty ku kam qenë duke banuar. Dhe më ka kërkuar mua me emrin tim,” tha ai në Syri Tv.

Ndryshe nga sa ishte deklaruar më parë,  shtoi se Dashamir Peza e ka sjellë Lulzim Bashën te ai. Bellanica akuzoi edhe UCK dhe policinë shqiptare se e kanë hunuar dhe e kanë përzënë nga shtëpia.

“Policia shqiptare më ka dhunuar në Kukës. Policia shqiptare kanë thirrur UÇK-në me më eliminu mu. Kanë menduar se jam agjent i UDB-së. Nga banesa e parë më kanë përzënë dhe më kanë çuar në Tiranën e Re dhe kam qenë përballë me Arben Rakipin,” tha ai.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *