AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Miku i shtrenjtë dhe i mirë”, Edi Rama për vdekjen e Gjergj Xhuvanit: Përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

Vdekja e Gjergj Xhuvanit në moshën 56 vjecare ka tronditur ditën e sotme artin shqiptar por jo vetëm.

Pak minuta më parë edhe kryeministri i vendit Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur tronditjen e tij për vdekjen e parakohshme të regjisorit të njohur shqiptar.

 Postimi i plotë:

O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit😥

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri😧

S’kam fjalë…

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji Xhuvani ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *