Presidenti i Republikës Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook i ka bërë thirrje qeverisë të ndërhyjë për të zbutur efektet e shkakatuara nga pandemia COVID 19 kryesisht te biznesi i vogël.
“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19”, shkruan Meta, ndërsa i drejtohet qeverisë që të reflektojë me një strategji efikase për të frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të varfërisë.
Postimi i plotë:
Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë.