Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë thirrje prokurorive dhe gjykatave në vendin tonë që t’i thërrasin mendjes dhe të zbatojnë ligjin duke qëndruar larg ndikimeve politike.
Në një status në Facebook, Meta u shpreh se kriminelët më të rrezikshëm janë ata të veshur më uniformë dhe që ndodhen brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.
Në këtë mënyrë Meta ka dërguar një tjetër mesazh institucioneve të drejtësisë, pasi i ka kritikuar haour ditën e sotme që nuk po zbatojnë ligjin.
Ai mori si shembull vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, duke u shprehur se kjo ngjarje e rëndë mund të ishte shmangur nëse SPAK do të kishte hetuar denoncimin e Gazment Bardhit bërë që në datë 7 prill kundër 40 ccunave problematike të Elbasanit, mës tyre persona të përfshirë në konfliktine armatosur në Elbasan ku u vra Xhuvani.
Postimi:
Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.
Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.
Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.
Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.
Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.
Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!
Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.
(E.H/Faxweb.al)