23:08 | 09/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

09:17 | 15/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Prej disa minutash Presidenti Ilir Meta ka mbledhur Këshillin e Lartë të Drejtësisë, mbledhje kjo e mbajtur për herë të parë në postin e Presidentit. 

Mësohet se në  qendër të mbledhjes do të jenë vendimet e dhëna për rastet e dhunës në familje, shumë prej të cilave për fat të keq kanë shënuar viktima dhe krime të tmerrshme.

Mësohet se në fokus të këtij takimi janë edhe Urdhrat e Mbrojtjes ndaj gjyqtares së Shkodrës, Flides Hafizi, e cila u ekzekutua me një plumb në kokë nga ish-bashkëshorti i saj pak ditë më parë në Tiranë.

Mes të tjerash KLD  diskutoi edhe për çështjen e një tjetre viktime të dhunës në familje, siç është rasti i Liljana Rukos nga Fieri, e cila u hodh barbarisht nga dritarja e banjës nga bashkëshorti i saj, duke gjetur kështu vdekjen.

“Në kuadër të nismës së Presidentit të Republikës, për të raportuar mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga KLD, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje, anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacionin e ardhur nga Inspektorati, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje.  

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e KLD-së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen L.R. Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që ka në opinionin publik fenomeni i dhunës në familje,  Këshilli vendosi të kryej një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E.S.”, thuhet në njftimin e KLD-së.

Pas mbarimit të mbledhjes Presidenti Meta deklaroi se të gjitha diskutimet në KLD do të bëhen publike.

Sjellim në vëmendje që në mbledhje mungonin tre anëtarë, konkretisht  gjyqtarët Albana Shtylla, Sokol Çomo dhe Brunilda Kadi.

Kjo, pasi Albana Shtylla dhe Sokol Çomo janë dorëhequr për shkak se janë bërë pjesë e organeve të vettingut. Ndërsa, Brunilda Kadi mungon pasi merr pjesë në një seminar. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=NEOF6An_b0w

Etiketa: ilir metakldmbledhje
Pas

Që javën e parë me zell ”pro” Ramës, si e justifikojnë qëndrimin Tom Doshi dhe deputetët e PDIU-së

Para

7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

Para
7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t’i ketë pjesë të shportës

7 ushqimet më të mira për trurin, kushdo mund t'i ketë pjesë të shportës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Historia e trishtë e familjes shqiptare, 18-vjeçari shkoi të flinte dhe nuk u zgjua më

Zgjedhjet mbaruan, le të rriten çmimet!

“Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Man City”, Inzaghi flet për finalen e Champions League

S’kanë fund telashet! Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve

Ish-kryeministri Boris Johnson heq dorë nga detyra e deputetit

Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

Finalja e Champions League, Guardiola: Interi ka histori më të madhe së City por kjo nuk është e rëndësishme

U premtoi para qytetarëve që të merrnin pjesë në votime, një i arrestuar me urdhër të SPAK në Kavajë (EMRI)

Aksident në Rrogozhinë, mjeti përplas dy të mitur, autori ia mbath nga vendngjarja

Perëndimi “gojëkyçur” ndaj draftit të kryeministrit Rama për Asociacionin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.