Presidenti i vendit është përplasur mbrëmjen e sotme ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim pasi kjo e fundit bëri një deklaratë të fortë në Tëitter, duke thënë se personat që bëjnë deklarata për sfurqe duhet të dënohet.
Meta iu përgjigj nga studio e Syri Tv duke zbuluar që ambasadorja e ka kërcënuar duke i thënë që të lejojë kthimin e Ardian Dvoranit sepse ata dinë disa gjëra për të.
“Ambasadoren e dua shumë, e kam shpirt. E përqafoj ambasadoren amerikane, e puth, por i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Meqë donte të hynte në këtë lojë, le ta bëjmë lojën tama. Kjo zonja më ka marrë në telefon dhe më kërkoi kthimin e Dvoranit në KED. I thashë moj zonjë do respektojmë Komisionin e Venecias. Po ne dimë diçka për ty më tha, kërcënim i hapur, ambasadorja më kërcënoi. Çfarë di ti për mua i thashë moj, ja këtë letër do ta publikoj tani i thashë, edhe pse kisha ndërmned ta publikoja pas mbledhjes së tyre që të mos merrnin vendim të gabuar. Tani po i them të gjithë këto. Le të nxjerrë SHBA-ja çfarë di për mua, nuk e tradhëtoj Kushtetutën,”
Meta theksoi se nuk bie pre e presioneve. Ai madje i dërgoi dhe përqafime ambasadores, por i bëri thirrje që nuk duhet të ndërhyjë në punët e Shqipërisë.
Më tej, Presidenti Meta ftoi Yuri Kim dhe Kryeministrin Edi Rama që të dalin përballë tij në debat. Ai më tej tha se Ambasadorja duhet të heqë dorë nga mbrojtja e Kryeministrit Edi Rama që të marrin fund problemet ne Shqiëpri.
“Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen.
Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.
Më shkruajti Yuri Kim, për vetëpërmbajtje pas deklaratës së sfuqerve. Unë i tahshë tani mos mbro Edi Ramën. Ambasadorja nuk më thotë dot mua një ditë para mbledhjes së KLD që të kthehet Dvorani. Dhe ka bërë shumë gabim. Po e them këtu sot për herë të parë”, tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)