Presidenti i Republikës Ilir Meta ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Meta deklaroi se do t’i priten duart Edi Ramës apo kujtdo banditi tjetër që tenton të prekë votat ditën e diel.
“Edi Ramën e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ia pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi që guxon të prekë votat.
Presidenti do nxjerrë dekrete për mbrojtjen e votës së lirë. Për këtë të jetë i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo që të jetë nëse prek 1 votë”, deklaroi Meta.
(E.H/Faxweb.al)