Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Presidenti Meta thirrje popullit: Të ngrihemi për të rrëzuar tiraninë, bashkojuni lëvizjes për Teatrin!

Presidenti Meta ka përkujtuar revoltat në burgjet e Spaccit dhe të Qafë Barit, që kanë qenë dy nga më të egrat në diktaturën komuniste. Meta shprehet se teksa sot demokacia ka rënë, veprimi më i mirë që ne mund të bëjmë është ti bashkohemi kauza qytetarëve, sicc ishte ajo e artistëve për mbojtjen e Teatrit Kombëtar.

Postimi i plotë i Metës: Maji është një muaj i veçantë, i përkujtimit të Revoltave kundër diktaturës më të egër që njohu Europa për gjysmë shekulli. Ndaj ne nderojmë me mirënjohje zemërluanët e Qafë Barit dhe të Spaçit, dy burgjeve më të tmerrshme, të cilët guxuan të ngrihen e të luftojnë për lirinë dhe të drejtat e tyre duke dhënë edhe jetën.

Ata thyen mitin e paprekshmërisë të regjimit kriminal dhe treguan se nuk mund të ishte i përjetshëm. Sot kur shohim ku ka rënë demokracia jonë, nderimi i vetëm që mund dhe duhet t’u bëjmë sakrificave të tyre është t’u bashkohemi lëvizjeve qytetare që po ngrihen në të gjithë vendin për të krijuar një FRONT TË BASHKUAR PËR RIVENDOSJEN E DEMOKRACISË përmes Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme.

Qëndresa për 27 muaj e artistëve është kauza më fisnike e këtyre dekadave dhe shembull frymëzimi për të gjithë ata të cilët kanë dinjitet dhe e meritojnë lirinë. Nderim zemërluanëve të Spaçit dhe Qafë Barit të cilët tronditën diktaturën më të egër të Europës.

Nderim zemërluanëve të Aleancës të Mbrojtjes të Teatrit, të cilët fituan admirimin e mbarë Europës për kauzen e tyre fisnike dhe i hoqën maskën e fundit regjimit të dhunës kriminale. TË GJITHË TË NGRIHEMI PËR DEMOKRACINË! KUR NGRIHET POPULLI BIE TIRANIA! LIRIA FITOHET DHE NUK DHUROHET!

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *