Nga të infektuarit me koronavirusin Covid-19 në Mirditë që sot u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë 2 persona, njëri nga këta është mesues në gjimnazin e Rrëshenit tjetri është një djalë i ri nga fshatrat në periferi té qytetit Rrëshen, raporton Faxweb.
Në Mirditë gjithsej të infektuar nga koronavirusi Covid-19 han 12 persona, 5 nga vala e parë që tashmë han shëruar plotësisht dhe 7 nga vala e dytë që ende rezultojnë pozitiv.
Fatmirësisht deri tani në Mirditë nuk ka jetë të humbura nga koronavirusi Covid-19. Po punohet nga epidemiologët për gjurmimin e vatrave të infeksionit.
Në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë zbuluar 74 raste të reja me Covid 19, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një 45 vjeçare nga qyteti i Beratit dhe për një 82-vjeçar nga Kruja, të cilët prej disa ditësh kanë qenë të shtruar në spitalin Infektiv.
(M.Q.Faxweb.al)