FlashSportTe FunditTe Gjitha

“Messi i Artë”, CR7 nuk do të jetë në Paris. Ngushëllohet me çmimin në Milano

Do të jetë një mbrëmje çmimesh, me dy ceremoni paralele, midis Italisë dhe mbarë botës. Protagonistët do të jenë gjithmonë ata: në Paris, Leo Messi do të tërheqë “Topin e Artë” të gjashtë të tij, ndërsa në Milano, Cristiano Ronaldo do të vlerësohet si lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 në Serie A.

Këtë mbrëmje, në fakt, në kryeqytetin francez do të caktohet çmimi më i lakmuar individual i botës. Sipas informacioneve që kanë rrjedhur, argjentinasi duhet të jetë ai, që do ta marrë këtë trofe për vitin 2019, duke vendosur rekord dhe lënë pas vetes portugezin e Juventusit.

Dje u pa edhe një renditje-test në internet, e publikuar nga “Corriere dello Sport”, e cila do të shihte CR7 vetëm në vendin e katërt, pas rivalit të tij të zakonshëm, por edhe pas duetit të Liverpool-it, Virgil van Dijk e Mohamed Salah, kampionët europianë në fuqi. Vendi i pestë dhe i gjashtë për dy lojtarë të tjerë nga Liverpool, Mané dhe Alisson, ndërsa Matthijs De Ligt është në vendin e nëntë, menjëherë pas ish-partnerit dhe bashkatdhetarit të tij tek Ajax, Frenkie De Jong.

Ronaldo, vetëm i katërti dhe jashtë podiumit në këtë renditje-test, do të ketë një angazhim tjetër, do të marrë çmimin e më të merit në Serie A, për sezonin e kaluar. Pra, do të jetë në Milano dhe jo në Paris.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *