Mesnatën e kaluar është mbajtur mesha e Pashkëve nga kisha e “Shën Todrit ” në Vlorë. Në meshë ka pasur prezencë të besimtarëve, ndryshe nga sa u njoftua. Janë vënë re një numër i vogël i tyre ndërsa drejtuesit fetarë kishin bërë thirrje vazhdimisht për të zhvilluar ritet nga banesat e tyre për shkak të masave që janë marrë nga autoritetet për shkak të koronavirusit.
Edhe në Fier është mbajtur mesha e Pashkëve në kishën e “Shën Gjergjit “. Besimtarë e qytetarë pavarsisht pandemisë kanë mbërritur të ndjekin meshën e shejtë. Edhe pse të paktë në numër, besimtarët me qirinj në duar dhe duke ruajtur distancën kanë ndjekur meshën në ambientet e jashtme të kishës.
Edhe në Berat, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Ceremonia është organizuar në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ në qendër të qytetit të Beratit. At Johani ka zhvilluar meshën në prani të grupit rinor të kishës orthodokëse ndërsa ceremonia e krye në mungesë të besimtarëve.
Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, u zhvilluan me kisha të boshatisura për shkak të COVID-19, ku besimtarët i ndoqën ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Një situatë e tillë nuk ndodh që nga koha e rënies së diktaturës komuniste dhe sot për shkak të virusit të rrezikshëm besimtarët nuk ishin të pranishëm as në Katedralen e ‘Shën Dhimitrit’ dhe as në rrugë.
Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit. Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Pjesë tjetër e traditës të Pashkës Ortodokse është buka e pashkës, ku vendoset veza e kuqe në mes, e cila duke qenë e ëmbël shpreh kuptimin e ëmbëlsisë dhe lumturisë të cilat i përmbajnë fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve. Zakonisht në traditën ortodokse vezët ngjyrosen ditën e enjte para Pashkëve dhe konsumohen ditën e diel ose në ditët në vazhdim.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, i cili gjatë fjalës së tij tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësoj dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën. “Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tone , por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri”, tha Janullatos.
(F.GJ/FAXWEB.AL)