Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashTe FunditTe Gjitha

Mesfushë ëndrrash në Japoni, David Silva bashkohet me magjistarin e topit

Mesfushori i Manchester City-t, David Silva, ka lajmëruar se do të largohet në fund të sezonit nga “Qytetarët”. Spanjolli do të lërë kampionët e Anglisë pas 10 sezonesh. 33-vjeçari po luan si titullar dhe në këtë sezon me trajnerin Pep Guardiola, por mosha bën të veten dhe nuk mendon se do e përballojë më ngarkesën e Anglisë.

Silva po mendon dhe për të ardhmen e tij e cila duket se do të jetë në Japoni. Ai pritet t’i bashkohet Vissel Kobes. Aty do të gjejë magjistarin e topit Andres Iniesta duke formuar një mesfushë yjesh.

Silva mund të luante dhe me David Villen, por ky i fundit dha dorëheqjen nga futbolli. Vissel Kobe është e dashuruar me spanjollët dhe afron lojtarë shumë cilësorë.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.