Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


ShowBizTe FunditTe Gjitha

Mesazh prekës për fansat një ditë para operacionit, Silva Gunbardhi: Askush s’është perfekt, lutuni për mua!

Këngëtarja e hitit “Të ka lali shpirt” do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Lajmin e bën të ditur vetë Silva Gunbardhi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në instagram.

Këngëtarja mundohet të përcjellë një mesazh për të gjithë, duke sqaruar se sado perfektë mund të duken përmes ekranit personazhet publikë si ajo, kjo nuk do të thotë se edhe ata nuk kanë mangësi apo probleme. Më pas shton që nesër do t’i nënshtrohet një operacioni.

 “Ndodh qё figurat publike tё shikohen si perfeksion POR askush nuk ёshtё perfekt! Tё gjithё kemi tё meta, probleme! Jam mёsuar tё mё bёhet llogaria sesa fitoj pa i shkuar kujt nё mend se sado tё fitoj njё nёnё me fёmijё tё vogёl asnjёherё nuk mjafton! Pёr tё vazhduar me probleme tё tjera qё kanё tё bёjnё me shikimin tim. Pres me ankth ditёn e nesёrme ku jam e detyruar t’i nёnshtrohem njё operacioni nё sy! Doktor Kastriot Boriçi mё dha njё shpresё qё unё mund tё shikoj mё nё fund si njerzit normal! Nёse keni kohё lutuni Zotit pёr mua!”, shkruan Silva. (D.D/Shuplaka)

silva

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *