Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mes luksit/ Zbulohet profili në Instagram i vajzës sekrete të Putinit me ish-pastruesen, ngjashmëria me Presidentin është e ‘frikshme’

Është zbuluar një profil Instagrami që mendohet se i përket vajzës së Vladimir Putin që ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtë martesore.

Elizaveta e njohur si Luiza dyshohet se është fëmija e lindur nga dashuria e Putin dhe ish-pastrueses Krivonogikh, 45 vjeç.

Putin dhe Svetlana thuhet se kanë pasur një lidhje dashurie në fund të viteve ‘90 kur ajo punonte për të dhe gruan e tij.

Në Instagram Luiza shihet e veshur me rroba luksoze, me një maskë fytyre Gucci, çantë Bottega Veneta dhe doreza YSL. Ajo shihet gjithashtu e veshur me Louis Vuitton dhe Dior dhe fotografitë janë shkrepur në dreka dhe darka luksoze.

Opozitari rus Alexei Navalny pretendon se Putin përdor një “fond të fshehtë” për të mbuluar shpenzimet e grave të tjera, familjeve të tyre dhe vajzës së tij jashtë martesore.

Navalny pretendon gjithashtu se Putin ka një jetë personale plot ngjarje dhe se ai ka një skemë financiare që mbulon shpenzimet e jetës së tij të pasur.

Sipas tij, Krivonogikh u takua me Putin në fund të viteve 1990 dhe lindi vajzën e tij Elizaveta. Elizaveta dyshohet se ka marrë një numër apartamentesh luksoze përmes miqve oligarkë të Putin. Madje pasi Krivonogikh lindi vajzën e Putin, ai i ka dhënë ish-pastrueses 3% të aksioneve në “Rossiya Bank” (Rossiya Bank është një bankë aksionare ruse e themeluar më 27 qershor 1990. Selia e kompanisë është në Shën Petersburg) dhe një jaht.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *