Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mes lotëve dhe fjalëve, aktorët protestojnë kundër shembjes së Teatrit, Bushati e komenton me ftohtësi: Janë fjalime të ndjera, ata janë artistë

Aktorët e po vijojnë  protestën e tyre kundër shembjes së Tetarit Kombëtar. Një pjesë e tyre shprehen mjaft të irrituar për votimin e maxhorancës pro futjes në kalendar të projekt vendimit për ti hapur rrugë, zhvillimit në pronën e Teatrit Kombëtar.

Ai që ka folur në emër të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ishte aktori Alert Çeloaliaj, dhe tha se është një e rëndë ajo që ka ndodhur sot në Kuvend.

“Ne në skenë përdorim një fjalë “ pa tekst”, kështu jam dhe unë sot. Në 27 vite nuk i ka ngrënë malli për godinën e Teatrin Kombëtar, por brenda 24 orëve u kthye në emergjencë. Ligji kaloi me një procedurë të përpjesëtuar.  Është njësoj sikur më ka vdekur njeri. Dua tu bëj me dije sot SASE ka ri konfirmuar edhe sot se jemi përsëri të ruajmë këtë godinë.”

Ndërkohë që regjizori Robert Budina e cilësoi si një atentat kundër demokracisë.

“Situata është e rendë, ajo që ndodhi në parlament është një atenta i hapur ndaj demokracisë. Nëse ky projktligj kalon dhe shoqëria nuk e ragon nuk bëhet me fjalë për Teatrin Kombetarë po bëhet fjalë për një kolaps të demokracisë. Në duhet të reagojmë i bëj thirrje të gjithë socilaistëve të thjeshtë ti bëjnë presion atyre  që të mos e votojnë atë ligj.”

I ftuar në Fax News, gjatë momenteve të protestës së artistëve, ishte deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati, i cili komentoi protestën e tyre.

“Normal që janë fjalime të ndjera, ato janë artistë. Mesa duket ato nuk janë sqaruar dhe nuk janë dakord, shumë të tjerë janë dakord. Ky është një diskutim i gjatë që do të kalojë në Komisionin e Medias dhe Edukimit. Artistët pretendojnë se duhet të ruhen vlerat, pra ka të bëjë më ndjenjën dhe jo me logjikën.”

Një pjesë e protestuesve siç duket dhe nga fotot kanë shpërthyer në lot.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *