Një debat ka përfshirë mbrëmjen e sotme kandidatin e Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkajn me anëtarin e Bindjes Demokratike Astrit Patozi.
Debati filloi kur Patozi deklaroi se Gjekmarkaj në vitin 2017 merrte në telefon Edi Ramën dhe i ankohej për Lulzim Bashën.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjekmarkaj, i cili ka shpërthyer me ofendime ndaj Patozit, gjatë një debati në Real Story, duke e quajtur të pacipë dhe duke i thënë se nuk e llogarit as për burrë.
Pjesë nga debati:
Astrit Patozi: Unë po të mos më pyesin për PD nuk flas fare. Në 2017, ti ke qenë legjendë urbane. Zgjoje dhe i shkruaje mesazhe Ramës dhe i qaje hallet se të kishte lënë Basha jashtë listës
Agron Gjekmarkaj: Ç’është ky diversionbanal prej një njeriu ordiner. Kjo është fyese. Ti mos ma ço gishtin mua. Se nuk të llogaris as për burrë. Gjeste garipi. Ato mesazhe haji dhe piji vetë. Se kam për turp se me Ramën kam pirë dhe verë pas emisionit. Kush të tha që i kam dërguar mesazhe Ramës? Edi Rama? O i pacipë! Je i pacipë, por përdoresh në mënyrën më të pistë.
(E.H/Faxweb.al)