AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Merret i pandehur Lulzim Basha, akuza që rëndon mbi të

Janë mbyllur hetimet për dosjen e lobimit rus të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa prokuroria e ka kaluar për gjykim çështjen, duke e marrë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, Arben Ristanin si dhe Ilir Dervishin.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje. “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së, ndërsa ka rënë përfundimisht akuza e pastrimit të parave, pasi prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

Mësohet se Bashës i është komunikuar mbyllja e hetimeve gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga PD kjo çështje është konsideruar vazhdimisht si sulm politik.

Nëse shohim me vëmendje veprën për të cilën akuzohet Basha, neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë që në një reagim për Fax Neës, një prej të pandehurve Arben Ristani, e ka quajtur akuzën e prokurorisë si qesharakë, pasi vetë ai nuk ka firmosur asnjë dokument.

(E.K/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *