AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Merkeli nuk bind dot Macronin për negociatat me Shqipërinë: Si t’ua them Francezëve se janë të dytët në botë si azilkërkues

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk ka arritur të bindë presidentin francez, Emmanuel Macron, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Francës, në një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka zbardhur arsyen sepse vendi i tij nuk mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Macron u shpreh “si t’ua shpjegoj unë qytetarëve francezë, që vendi i dytë përsa i takon kërkesava të azilkërkuesve është Shqipëria”.

Presidenti francez tha se kemi lirinë e vizave me Shqipërinë edhe pse nuk kemi hapur negociatat, ndaj edhe shqiptarët kërkojnë azil në Francë.

Merkel: Kemi disa diferenca sa i përket problematikave që janë shfaqur. Ashtu siç e dini duhet një vendim unanim për çeljen e negociatave. 

Ndërkohë presidenti Macron ka vijuar tu mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE.

Macron: Do ti përmbahemi deklaratave tona politike sa i përket çështjeve kaq të rëndësishme. Evropa është një shtëpi e bukur dhe e madhe e jona. Njëri prej pjesëtarëve vendosi të largohej.  Në këto lloj rastesh dritat e bukura që ka shtëpia mund të duken të bukura nga larg. 

E përshëndes kurajon dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Do flisja për një sinjal pozitiv, por Ballkani është tejet strategjik.

Franca është një nga vendet që ka vendosur veton për të shtyrë procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë, ndërsa qëndrimi i saj mbështetet edhe nga Holanda dhe Danimarka, që konsiderohen edhe si 3 shtetet skeptike.

Ndërkohë që edhe Spanja ka një qëndrim pothuajse të njëjtë, ndërsa Gjermania ka artikuluar një Po me kushte, duke parashtruar 9 të tilla.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *