Niko Komani ka qenë i ftuar në emisionin Ditë e Re, në Ora News ku për herë të parë ka rrëfyer një ngjarje të vështirë nga jeta e tij.
Stilisti ka pranuar se ka probleme me mushkëritë dhe ndaj për këtë arsye i është nënshtruar në mënyrë urgjente një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Niko tregoi se vuan nga Pneumotoraksi, sëmundje që shkakton bllokim të mushkërive dhe pamundësi për tu furnizuar me oksigjen.
Një krizë e tillë, atij i ka ndodhur pak para se të shtrihej për të fjetur por kur ka ndjerë shqetësimin ka njoftuar menjëherë ambulancën, që sipas tij nuk ka ardhur në kohë.
Madje Niko ka rrëfyer se iu desh të ndalonte vetë makinat duke bërë autostop.
“Ishte me të vërtetë një eksperiencë shumë e keqe. Ishte shokuese për mua sepse nuk e dija çfarë ishte. Fillimisht mendova se ishte zemra. Mendova do vdes tani, jam duke vdekur por e arrita në kohë.
Nëse do kisha fjetur do ishte tepër vonë pasi ishte ora 01:00 e mbrëmjes dhe isha gati për gjumë. Dua ti them njerëzve që në këto situata mos të panikosen por të lajmërojnë urgjencën.” -ka thënë stilisti i njohur.