Një emigrant shqiptar në Itali mendoi se duke organizuar një martesë fallco me një shtetase italiane do të mund të arrinte të siguronte lejeqëndrimin në vendin fqinj. Shqiptari 39-vjeçar planifikoi që ceremoninë e celebrimit ta organizonte me 5 të ftuar, përkatësisht dy burra me origjinë shqiptare të moshës 39 dhe 22 vjeç si dhe tre gra xhenoveze të moshës 21,22 dhe 42 vjeç.
Martesa me shtetasen Italiane 3-vite më të madhe se ai nuk shkoi siç e prisnin, pasi në momentin e celebrimit policia erdhi pa ftuar dhe i arrestoi pjesëmarrësit për ndihmë ndaj emigracionit të paligjshëm.