Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U infektua nga djali që kishte ardhur nga Italia, konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Memaliaj

Në Memaliaj është shënuar rasti i parë me COVID-19. Faxweb.al mëson se një 57-vjeçar i cili i është nënshtruar testimi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Dyshohet se 57-vjeçari me profesion këpucar, është infektuar nga djali i tij që kishte ardhur nga Italia.

Kujtojmë se sot 2 persona kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani. Janë kryer 420 testime, dhe janë konfirmuar pozitiv 90 raste, shumica e të cilëve në Tiranë.

Sipas MSH-së dy persona që humbën jetën ndodheshin të shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv, në gjendje të rënduar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *