Diplomati Shaban Murati në një postim në rrjetet sociale shprehet se diplomacia europiane ka dështuar disa herë në të shkuarën e saj me trajtimin që i ka bërë Hitlerit, Stalinit, Millosheviçit apo Putin, dhe tashmë të njëjtën gjë duket se po bën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit sipas tij, është një nazist që ka kërcënuar me luftë në mes të Europës 3 herë në 10 muaj.
Sipas Muratit hezitimi për të frenuar njëherë e mirë këto deklarata të presidentit serb është një dështim i diplomacisë europiane.
“Mëkati fillestar i diplomacisë europiane.
Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Hitlerin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Stalinin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Millosheviçin. Diplomacia europiane nuk e kuptoi në fillim dhe e mori me të mirë Putinin.
Por të mos kuptosh as në fillim e as në fund dhe ta marrësh me të mirë nazistin Vuçiç, që në mes të Europës kërcënon për luftë tre herë brenda dhjetë muajve, ky është implikim i ndërgjegjshëm i diplomacisë europiane“, shkruan Murati në postimin e tij.