AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Babait të Meghanit nuk i del inati me të bijën: Më detyrohet…

Thomas Markle, i ati i Meghanit, është bërë pjesë e një dokumentari prej 90 minutash, i cili është transmetuar ‘UK’s Channel 5’. Dokumentari titullohet “Thomas Markle: Historia ime”. Ai ka folur për raportin e tij me të bijën, vendimin e saj për t’u larguar nga familja mbretërore si dhe ka zbuluar shumë të pathëna në lidhje me Meghanin dhe Princ Harryn.

Thomas e ka cilësuar vendimin e dyshes si qesharak duke u shprehur se gjithcka e kanë bërë për para. “Cdo vajzë dëshiron të jetë princeshë, ajo ia arriti…dhe tani po e braktis, më duket se po e braktis për shkak të lekëve. Me sa duket 3 milionë dollarë dhe një shtëpi me 26 dhoma gjumi nuk janë të mjaftueshme për ta”, është shprehur ai.

Po ashtu ai ka treguar se Meghan dhe Harry i detyrohen shumë dhe po pret që ta paguajnë. “Në këtë pikë ata më detyrohen, anëtarët mbretëror më detyrohen, Harry më detyrohet, Meghan më detyrohet. Për gjithcka që kam kaluar për shkak të tyre, unë meritoj të shpërblehem.”

Burimi: “Business Insider”

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *