Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se biseda si ato në audio-përgjimin e Artan Lames janë normale kudo në botë.
Sipas Ramës, biseda në audio-përgjim është bërë përpara zgjedhjeve. Ai më tej shtoi se Kreu i Kadastrës Artan Lame të bën nganjëherë që të marrësh shkopin e Fevziut.
“Pse e nxjerr këtë. Ndërkohë që kreu i ALUIZNI-t ka bërë një shpjegim të qartë, që ky përgjim është i vitit 2017. Ai thotë shikoni çfarë flitet aty dhe çfarë ligji është bërë më vonë. E para punës ajo bisedë nuk është bërë para zgjedhjeve. Për votat për tjetrin flitet rregullisht në të gjitha kabinetet e botës. Ka nje pershkallëzim nganjehere ne te folur qe ta kapesh ate shkopin tend aty”, tha Rama ne Opinion.
(E.H/Faxweb.al)