AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Mediat greke: Rama të respektojë Greqinë dhe të mos provokojë nga errësira e tij e Botës së Tretë

Ironia e përgjigjes së kryeministrit shqiptar në Twiter lidhur me vizitën e tij në Greqi, nuk është pritur aspak nga mediat e vendit fqinjë, përkundrazi e kanë cilësuar si një njeri anti grek, duke i kujtuar emigracionin shqiptar etj. Ai tashmë po përballet me një reagim të këtyre mediave duke e cilësuar atë edhe si një frikacak të Erdoganit.

Midis të tjerave Tribune.gr thekson se:

Në Shqipëri, edhe pushimet e një politikani në Greqi janë një pikë polemike. Skandali i ri erdhi pas raportimeve që Edi Rama dëshironte të bente pushime në Greqi.  Kryeministri Edi Rama ka mohuar disa raporte të mediave greke se ai ishte me pushime sekrete në Greqi.

“Sidoqoftë, të gjithë e dinë që ai është një jashtëtokësor Grek. Sidoqoftë, nuk është edhe aq tragjike të bësh pushime në Greqi. Përveçse ai ka frikë shefi i tij Erdogan se mos e qorton  atë.

Edi Rama duket se harron se mijëra emigrantë shqiptarë jetojnë në Greqi. Harron që dërgesat nga këta njerëz ruajnë ekonominë jo ekzistente në Shqipëri. Ai duhet të respektohet  Greqinë dhe të mos provokohet nga errësira e tij e Botës së Tretë. Pra, tregohuni më shumë i kujdesëshëm, sepse në një moment, nëse vazhdon kështu do të gjendet një në Athinë ku do të vendos …dhe ai nuk do ta pëlqejë fare”, shkruan media greke

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *