AktualitetBotaEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Me vetëm 2.1%, ky vend europian arrin shkallën më të ulët historike të papunësisë

Zvicra thyen rekordin historik sa I përket përqindjes së uët të papunësisë me vetëm 2.1%, gjatë muajve të fundit ndër më të ulëtit, shkruan SDA.ch. Herën e fundit një shkallë kaq e ulët e papunësisë në Zvicër ishte shënuar në vitin 2001.Në përgjithësi, në qendrat regjionale të ndërmjetësimit të punës (RAV) në gjithë Zvicrën, në fund të muajit gusht kanë qenë të regjistruar si të papunë, 99.552 veta, bën të ditur Sekretariati Shtetëror i Ekonomisë Seco. Kjo shifër është për 2 për qind më e madhe se në korrik, por në të njëjtën kohë për 7.7% më e vogël se në gushtin e një viti më parë.

Siç ndodh zakonisht për efekt sezonal, në qershor arrihet niveli më i ulët i papunësisë. Nga korriku dhe gushti shkalla e papunësisë pastaj vjen duke u rritur, pasi që në verën e vonë shumë ndjekës të shkollës ose të zanatit vihen në kërkim të punës.

Në këtë mënyrë, shkalla e papunësisë së të rinjve është ngritur për 21%. Nëse pastrohet efekti i përmendur sezonal, shkalla e përgjithshme e papunësisë në gusht ishte 2.3%.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *