Grupi i trafikantëve të 420 kg kokainë, përveç shumave monetare që kanë paguar për zhdoganimin e mallit në doganën e Tiranës, kanë dhënë edhe thasë me pleh organik artificial. Referuar dosjes hetimore Denilson Çervanaku ka paguar 500-1000 euro në doganë, si dhe ka lënë ‘bakshish’ edhe 4 thasë me pleh.
Pas zhdoganimit Denilson Çervanaku, është shoqërur nga shtetasi Marildo Rona. Ku pas zhdoganimit fillimisht mallin ata e kanë dërguar në një ambinet pranë rrugës “Jorgo Panajoti”, e cila ndodhet në Kombinat. Trafikantët e kanë mbajtur aty prej ditësh, pasi ambjenti ka qenë i sigurtë e survejohet nga kamerat.
Prej ditesh malli ka qëndruar ne Kombinat, ku sipas përgjimeve aty ka kërkuar te akomodohet edhe Denilson Çervanaku, pasi i ka kërkuar Ronës të rezervoj hotel pranë zonës. Ne fund të shtatorit, kur ka ardhur edhe shtetasi kolumbian, për të bërë ndarjen, ngarkesa është transportuar nga Kombinati drejt fshatin Frakull, moment ky që ka ekzaltuar edhe Denilson Çervanakun.
“Me rop shpie, sa lart jam. Me rop rop shpie, s’kam qene ndonjehere si ky moment, ndihem shume mire. Me vdektë plaka”, shpreh entuziazmin e tij, i riu, në një nga bisendat me anëtarët e grupit.