Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSocialeTe FunditTe Gjitha

“Më shoqëruan me eskortë nja 10 policë”, pensionisti që u përplas me makinën e policisë endet dyerve të gjykatës pa zgjidhje

Dy muaj më parë në një aksident rrugor mes një motorri dhe një makine policie të Durrësit, mbeti i plagosur lehtë shoferi i motorit Zaje Kadria.

Sot pensionisti, mbi të cilin policia ka lënë gjithë ‘fajin’ e shkakut të aksidentit, sorrollatet dyerve të gjykatës për çështjen në ngarkim të tij.

“U përplasa me një veturë policie. Më lanë si qen aty në rrugë, shyqyr që erdhën njerëz dhe me nidhmuan. Ndenjën 2 orë aty duke folur me njëri tjetrin dhe kur u bënë nja 10 policë e më shoqëruar në komisariat me eskortë policie. I rregulluan dhe ato shkresa mos me ia fut shoku-shokut”, thotë Kadria.

Gjithashtu ai shprehet për televizionin Fax News se pas aksidentit i mbajtën dhe motorrinën.

Sipas Zaje Kadrisë në vendin e aksidentit nuk u vendos asnjë shirit apo matje për të saktesuar që kush ishtë fajtori.

“Në momentin që më shoqëruan në komisariat, inspektori i qarkullimit filloi duke ngritur zërin dhe te ulërinte sikur unë ti kem frikën, e mua një pensionisti të lodhur e të shkretë”, tha Kadria për Faxnews TV.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *