FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Më në fund, Selena Gomez zbulon çfarë i pëshpëriti 68-vjeçari Bill Murray në Kanë!

Selena Gomez ka folur më në fund për bisedën sekrete me Bill Murray në tapetin e kuq të Kanës, që u bë virale në internet.

Këngëtarja dha një intervistë për “Tonight Show” të martën dhe i tha moderatorit Jimmy Fallon se çfarë i përshpëriti kolegu i filmit “The Dead Do not Die”.

“Nuk ishte as…, së pari, kjo pamje duket e çuditshme. Ai thjesht po thoshte gjëra të kota. Ai u përkul dhe tha: “Dukesh e mrekullueshme sonte. Dhe pastaj më pa përsëri dhe tha: “Nga jeni?”

Dhe unë vetëm qëndroja atje, ishte mirë, kjo është ajo që ai bëri gjithë kohës. Në konferencat për shtyp përpiqej të më godiste me gjëra. Ai është një fëmijë i madh “.

26-vjeçarja u shfaq e mahnitshme në Kanë për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar.

Në fotot e shkrepura në tapetin e kuq, Bill Murray shikohet shumë pranë Selenës, sa ngjalli dyshime.

Si përfundim Selena reagoi dhe tha me shaka se do të martohet me aktorin!

“Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin.

Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *