Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Më në fund, finalja e këtij kompeticioni do të luhet me tifozë, UEFA jep dritën jeshile për 25 % të kapacitetit të stadiumit

Një lajm i mirë për tifozët e futbollit, pasi është dhënë lajmërimi nga UEFA se finalja e kompeticionit të Europa League do të luhet në praninë e tifozëve.

Ndeshja që do të luhet në ‘’Energa Stadium’’ të Gdanskut në Poloninë Veriore do të ketë 9 mijë e 500 tifozë.

Në fakt, kjo është vetëm 25% e stadiumit pasi në total kapaciteti është 43 mijë e 615.

Ende nuk është zyrtarizuar kush do të luajë në atë finale, por më e favorizuar është Manchester United që ka mposhtur në ndeshjen e parë 6-2 Romën, kurse tek sfida tjetër Villareal ka avantazhin 2-1 ndaj Arsenal, por duhet ta ruajë atë edhe në Londër.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.