Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Me hanxhar dhe armë zjarri, 17 vjeçari hyn në klasë dhe plagos dy nxënës

Të enjten në mëngjes, pas një sulmi të armatosur brenda shkollës shtetërore ‘Orlando Tavares’, dy nxënës kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në në zonën rurale të Carai në Brazil, në rrethin Ponto do Marambaia.

Mësuesi u përpoq ta ndalonte të hynte duke mbyllur derën bashkë me një nxënës i cili u qëlluar në qafë. Nxënësi tjetër u plagos në krah pasi mori një goditje me hanxhar.

Mediat vendase kanë raportuar se një student që nuk kishte shkuar në klasë, rrëzoi murin e ndërtesës dhe filloi të qëllonte me armë.

Sipas policisë ushtarake, atentatori ka qënë një 17 vjeçar, i cili është arrestuar së bashku me një adoleshent tjetër, roli i të cilit në këtë ngjarje nuk është ende i qartë.

Faqja e gazetës Estadao, duke iu referuar nënkolonelit të policisë ushtarake, Fabio Marinho, njofton se sulmuesi kishte përdorur edhe një hanxhar gjatë sulmit.

Pas plagosjes, dy nxënësit janë transportuar drejtë urgjencës me ambulancë. Bordi i shkollës dha të gjitha informacionet e nevojshme që kërkuan organet kompetente që do hetojnë rastin.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *