AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Më foli Zoti”/ Miliarderi refuzon të paguajë punonjësit e sëmurë, mban dyqanet hapur

Pronari i rrjetit të dyqaneve amerikane të artizanatit Hobby Lobby tha sot se do të vazhdojë punën gjatë epidemisë së koronavirusit dhe refuzon të paguajë punonjësit që sëmuren, qoftë dhe nga Covid-19.

Dyqanet e tij janë hapur në shtetet e SHBA që nuk kanë urdhëruar mbylljen e shitësve jo-thelbësorë. Në një letër për punonjësit pronari David Green paraljamëron kohë të vështira: “Për të siguruar që kompania jonë të mbetet e fortë pasi kjo të kalojë, ne të gjithë duhet të ‘shtrëngojmë rripin’ për të ardhmen e afërt”.

Kristiani konservator Green, i cili ka një pasuri prej $6 miliardë, shtonte më tej se “nuk mund ta shpreh dot sesa shumë e vlerësoj secilin prej jush.”

Ndërsa në një memorandum me 23 mars zv. Presidenti i kompanisë Randy Betts shkruante se kompania “do të bëjë çdo përpjekje për të vazhduar punën”, dhe se punonjësit e sëmurë duhet të përdornin sitët e pushimeve ose të mungonin pa pagesë.

Madje më herët Green u shkruante punonjësve në email se gruaja e tij Barbara ishte lutur për udhezime nga hyjnitë, dhe se “Zoti i vuri asaj në zemër tre fjalë për të terguar se Ai e ka situatën në dorë: Udhëhiq, Mbikqyr e Josh”.

“Ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë por mund të jemi të qetë duke ditur se Zoti e ka nën kontroll.”

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *