Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka përplasur për vdekje një 64-vjeçar në Maliq. Në pranga përfundoi A.Rr, i cili përplasi me makinën tip “Audi Q7”, 64-vjeçarin, që do të ndërronte jetë si pasojë e plagëve të marra.
Njoftimi i policisë: – A. Rr., 29 vjeç, banues në Prrenjas, Elbasan, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg, Maliq, duke drejtuar automjetin “Audi Q7”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin F. Z., 64 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq;