Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali teksa lëvizte në makinë me 10 kilogramë drogë dhe 1800 euro cash.
Mësohet se ai ishte nën përgjimin e hetuesve prej kohësh ndërsa u kap teksa në makinën e tij teksa po udhëtonte përgjatë unazës veriore të Pratos. Agjentët e urdhëruan shqiptarin të ndalonte. Në vend të kësaj, ai përshpejtoi duke u përpjekur të arratisej dhe u përplas me një makinë policie që po përpiqej ta pengonte të arratisej.
Më pas ai u ndalua ku u gjet edhe lënda narkotike. I arrestuari kishte me vete edhe 1800 euro cash në total, për të cilat nuk ka dhënë arsyetime për origjinën, e cila sipas policisë rrjedh nga aktiviteti i trafikut të drogës.
33-vjeçari shqiptar u arrestua dhe u vendos në dispozicion të organit gjyqësor kompetent në burgun ‘La Dogaia’ në Prato. Gjykatësi ka vërtetuar arrestimin duke vendosur në paraburgim narkotrafikantin.