Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit privat “Mehmet Akif”, duke e konsideruar si një “akt çnjerëzor” nga Rama.
Berisha tha se nuk duhej kurrsesi që Shqipëria të kthehej në një vasale të Turqisë, dhe se problemet ideologjike të Erdogan me Gylen nuk i takonin vendit tonë.
Berisha: Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, janë të probleme të Turqisë jo të Shqipërisë. Kjo që ndodh është akt i pashembullt. Të zbresë një kryeministër dhe të mbyllë një kopësht, nuk ka akt çnjerëzor. Është kaq jo i lirë. Në çdo vend të botës, kjo shkollë, plotësisht legjitime në harkun arsimor të Shqipërisë do mund të shkonte në gjykatë. Por kjo nuk ndodh në një vend ku ka një drejtësi karnavale.
Edhe nëse e padisin, këtë vendim, duhen vite të merret një vendim. PD u kërkon qytetarëve të mbështesin protestën. Shqipëria nuk duhet të jetë vend vasal i askujt.
Ne po studiojmë edhe rastin e gazetarit që u përzu. Është e vërtetë që kishte kërkesë nga Interpoli, por a kishte ndjekje të këtyre procedurave apo urdhri erdhi nga telefoni i Edi Ramës kjo mbetet për t’u hetuar.