Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën në qytetin e Durrësit këtë të premte nga ku ironinë e tij për zonën e Porto Romanos e çoi pak në nivele të pabesueshme.
Kryeministri u shpreh se Porto Romanoja dikur ishte një vend i mbushur me plehra ku derrat dukeshin si dinozaur, ndërsa lopët dukeshin si krokodila.
Ai më tej u shpreh se ka shkuar dhe i ka parë me sytë e tij derrat që ishin nga 246 vjeç dhe vdekja kishte harruar t’i marrë.
“Zonën e kancerit atje në Porto Romano, ku edhe derrat atje kishte harruar vdekja për t’i marrë. Ishin derrat nga 246 vjeç.Kam shku vetë i kam pa vetë. Derra Derra që dukeshin si dinozauer, Lopë që dukeshin si krokodila. Sot është ndryshe, aty do të jetë parku më i bukur i Ballkanit”, tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)