Analistët Frrok Çupi dhe Robert Rakipllari janë përplasur mbrëmjen e sotme në një debat te ashper.
Në studion e Open po diskutohej për përplasjen mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta, por në një moment analistët e kthyen debatin në personal.
Pjesë nga debati:
Çupi: Mbylle more gojën se po flas unë tani, mos përsërit fjalët e mia.
Rakipllari: “Dëgjo mos më bëj mua si i fortë ti.
Çupi: Ore çfarë është ky, ik mo se je një copë idioti.
Rakipllari: Mos e kalo në ofendime personale, se po të duash e çojmë dhe aty, se s’kam frikë njeri, e jo më ty, unë s’po të konsideroj fare, thuaj mendimin tënd, unë them timin.
(E.H/Faxweb.al)